Stadiumet bosh, FIFA ndërmer një hap ul cmimet

Stadiumet bosh, FIFA ndërmer një hap

Kupa e Botës për Klube, është në fazën e saj cerekfinale. Kompeticion i cili është risi në zhvillimin e tij. FIFA këtë sezon ka zgjedhur që ta zhvillojë në SHBA, me ekipet më të mira nga e gjithë bota që do të zhvillojnë takimet e tyre. Ajo që e ka konfuzuar organin drejtues në këtë kompeticion është interesi i pakët i treguar ndaj zhvillimeve. Vëmëndja në këto transmetime nuk ka qenë ajo që është kërkuar duke e vendosur kështu në një pozitë të paqartë.

FIFA, pavarësisht se në këtë sezon ka sjellë dhe turnet në zhvillimin e sfidave nuk ka mundur të mbrijë në synimi i saj. Ndoshta një faktor është padyshim dhe zhvillimi në një teritor ku interesi ndaj këtij sporti nuk është në nivelin e duhur.

Stadiumet bosh, FIFA ndërmer një hap
Stadiumet bosh, FIFA ndërmer një hap

FIFA ka guxuar më tej në vendimin e marrë së fundmi. Ata kënë kërkuar që të mos kenë te njejtin cmim biletash. Pasi synimi i tyre do të jetë stadiumet plot, kjo do të arrihet përmes shifrave shumë më të ulta të biletave. Në cerekfinale pritet të ketë një biletë e cila do të kushtojë vetëm 9 euro. Kjo “falje” biletash është shpresa e tyre e fundit për të pasur stadiumet sa më të mbushur. Është pikërisht kërkesë e tyre për të mos e quajtur të dështuar këtë dalje.

Mediat bëjnë me dije se dhe ndeshjet pauese do të jenë në këtë shumë që do të ofrohet. Mes 9 euro deri në 18 euro, shuma që pritet të ngjallin interes dhe të konsiderohen si argëtim. Hapi i tyre shihet si shpresa për të sjellë një mbushje të tyre.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.