Sevillia ka nisur përgatitjen e saj për sezonin e rri. Ekipi I cili në këtë sezon do të jetë nën drejtimin e rri, është duke filluar përgatitjen. Matias Almeyda, I cili është drejtues I rri teknik ka kërkuar që ekipi të fillojë procesin përgatitor. Në këtë dalje është parë në stërvitje dhe Adnan Januzi. Futbollisti shqiptar pas shumë paqartësish dhe dyshimesh për të ardhmen e tij është parë I vendosur në skuadër.
Kontrata e tij e vlefshme deri në 2026 nuk e ka penguar ekipin që të japë dakortësinë për një kalim. Kjo e bën që futbollisti të jetë I lëkundur në zgjedhjen që do të duhet të bëjë. Duket se drejtimi I rri I skuadrës nuk e ka në planë futbollistin dhe e ka vlerësuar se do të jetë një lëvizje më e mirë largimi.

Lëvizja e tij mbetet ende e paqartë por Anderlecht, klubi ku ai nisi dhe karrierën e tij duket se ka shprehur interesin për një riafrim të mundshëm. Mesa duket drejtimi shqiptar I klubit, duke qenë se është Besnik Hasi në krye të saj mund ta ketë bërë të mundur dhe këtë interesim për lojtarin.
Gjatë kërij sezoni, Januzi nuk është se ka qenë në formën e tij më të mirë. Në 18 daljet e tij ka mundur të regjistrojë vetëm dy gola dhe një asistim. Kjo e ka vendosur në pikëpyetje të ardhmen e tij. 30 vjecari në ekipin e Sevillias është dhe lojtari më I paguar I saj. Kjo nënkupton se drejtuesit kërkojnë dhe një arkë e cila do të jetë më e mbrojtur.