Sezoni I rri 2025/2026 zyrtarisht ka nisur për ekipin e Milan. Skuadra kuqezi ka prezantuar kështu në mënyrë zyrtare të gjitha figurat e reja që do të jenë në krye të ekipit. Mes ndryshimesh drastike që kanë vendosur të zhvillojnë ata do të sjellin një formë e cila pritet të shndërojë ekipin. Sezoni që lamë pas nuk ishte më I miri dhe kanë qenë drejtuesit që sollën një valë të madhe ndryshimi që përfshiu të gjithë ekipin.
Fillimisht ishte drejtuesi teknik Massimiliano Allegri dhe drejtori Sportiv që bënë kështu prezantimin e tyre zyrtar. Tare dhe Allegri në një konferencë për shtyp kanë hapur kështu siparin për ekipin e rri kuqezi I cili është duke u rikrijuar. Tare në daljen e tij ka shprehur mirënjohjen për zgjedhjen e tij në një post kaq të rëndësishëm. Falenderimi I tij padyshim shkoi drejt trajnerit dhe drejtuesve të klubit që shprehën hapur besimin e tyre.

Tare preku dhe një pjesë mjaft të rëndësishme që janë afrimet e reja në klub. Mes emrave të ndryshëm ai qëndroi dhe në këmbguljen që ka klubi për afrimin e Ardon Jasharit. Drejtori sportive u shpreh se ai është objektiv I rëndësishëm për ta në këtë sezon dhe vlerësohet si një afrim I rëndësishëm. Oferta e tyre zyrtare ka shkuar drejt Clube Brugge, dhe është cilësuar e madhe.
Mesufsha sipas tij është një ndër pjesët që do të duhet të ketë një rifreskim dhe kjo mendohet se do të realizohet përmes afrimeve. Lojtari është shprehur dakort me këtë kalim dhe ka shprehur pëlqimin e tij. Tashmë do të duhet të ketë dhe dakortësinë me ekipin për ofertën e cuar në skuadër.