Gonzalo Garcia duket se është vendosur që të ardhmen e tij do e ketë në Madrid. Falë një forme mjaft të mirë të treguar në kompeticionin që është duke u zhvilluar është konsideruar si pjesë e rëndësishme e klubit. Kupa e Botës për Klube duket se ka qenë kthesa e rëndësishme për të ardhmen e tij. Me katër gola të shënuar atje dhe i pranishëm me një asist ai ka ndikuar ndjeshëm në suksesin e ekipit deri në gjysmëfinale.
Real është duke e konsideruar qëndrimin e tij dhe janë duke e bërë shumë më të thjeshtë qëndrimin e tij në klub. Kontrata e tij e re pritet që të jetë më e favorshme dhe të sigurojë qëndrimin e tij në Los Blancos. Drejtuesit janë duke shqyrtuar të gjitha mundësitë sa i përket qëndrimit të tij në skuadër.

Kontrata e tij e tanishme është e vlefshme për qëndrimin e tij deri në 2027. Por, tashmë cilësohet si e mundur që të ketë një shtyrje. Një kontratë që do të sigurojë më tej qëndrimin e tij në skuadrën madrilene. Një strategji e cila është supozuar që do të ndiqet lrej klubit është dhe një pagesë më e lartë për lojtarin. Dhe pse 21 e konsideron si një hap të rëmdësishëm qëndrimin e tij të mëtejshëm në skuadër.
Lojtari pritet të vendoset si lojtar i parë në ekip duke pasur mundësinë që të përfitojë dhe prej bonuseve të ndryshme që akordohen nga skuadra. Sulmuesi është vendosur në listën e të preferuarve në spanjë dhe duket se e pret një sezon shumë më premtues nën drejtimin e Alonso.