Reparti ofensiv në Barca do të plotësohet me një talent

Reparti ofensiv në Barca do të plotësohet me një talent të akademisë

Barcelona është ndjerë e thyer pas mundësisë së tyre për të realizuar kështu transferimin e Nico Williams. Ishte pikërisht fundjava e shkuar e cila e bëri të ditur se të gjitha hapat e saj për të kërkuar shërbimin e tij dështuan. Williams vendosi që të blindohet në Athletico Bilbao me një kontratë e cila do të jetë e vlefshme deri në 2035.

Drejtuesit e ekipit janë vendosur në alert për të sjellë një përforcim të rëndësishëm sa I përket sulmit. Konsiderohet si një hallkë e cila ka pasur lëkundje dhe një ndryshim do të ishte tepër I nevojshëm. Tashmë, ekipi nuk është se ka mohuar zërat e ndryshëm në lidhje me transferimit që pritet të nodhin. Duke qenë se janë përmendur emra si Marcus Rashford dhe Luis Diaz.

Reparti ofensiv në Barca do të plotësohet me një talent të akademisë
Reparti ofensiv në Barca do të plotësohet me një talent të akademisë

Por, tashmë ekipi ka një tjetër synim I cili nuk është konsideruar më përpara. Xavi Simons është një tjetër emër I cili është cilësuar si një ndër përforcimet më të duhura në ekip. Ish lojtari I akademisë së Barcelonës duket se përmbush kështu të gjitha kriteret që ata janë duke kërkuar. Fleksibiliteti I tij në fushën e lojës duke qenë sulmues krahu apo dhe në lojë si një 9fals e bën që të jetë I pëlqyer për një transferim të mundshëm.

Ekipi do të duhet të përgatitet mjaft mirë duke qenë se klauzola e tij e lirimit pritet të shkojë 80 milion euro. Kjo mund të jetë dhe pengesa kryesore sa I përket kësaj lëvizje. Pasi që ekipi është duke kërkuar që shumat e shpenzuara mos jenë të shumta sa I përket transfertave.