Real Madrid hap drejtën jeshile për transferimin

Real Madrid hap drejtën jeshile për transferimin

Emërat e mëdhenj në transferimet e Los Blancos nuk do të jenë të pakta në këtë sezon. Pas përforcimit të ekipit me Dean Huijsen dhe Trent Alexander-Arnold, drejtuesit kanë ndërmarë një hap të radhës. Ata kërkojnë që të përfshijnë në këtë transferim Alvaro Carreras. Dhe pse me dy transferimet e para ata mund të shpenzonin kështu një shumë prej 70 milion euro ende e shohin të mundshme përmirësimin.

Këto emëra do të vijnë në dispozicion të Xabi Alonso I cili është dukeu kujdesur për të sjellë një ekip I cili do të jetë shumë më kompetitiv. Plani I tij fillestar është duke u vënë në zbatim në Kupën e Botës për Klube dhe duket se nuk po shkon keq. Me një tjetër mbrojtës që ai është duke kërkuar skema e tij mund të jetë shumë më e qartë.

Real Madrid hap drejtën jeshile për transferimin
Real Madrid hap drejtën jeshile për transferimin

Krahu I majtë duket se do të përforcohet nga Alvaro Carreras, mbrojtësi aktual I Benfikës. Ka qenë një sezon mjaft I mirë I tij që ka spikatur. Real është I gatshëm që për transferimin e tij të jetë I gatshëm që të paguajë plot 40 milion euro. Kundërshtimi vjen nga ekipi I Benfikës të cilët ata janë duke kërkuar 50 milion euro për shërbimin e tij.

Drejtuesit e ekipit janë shprehur tepër optimist për të bërë të mundur arritjen e një marveshje. Është pikërisht dëshira e tyre për të sjellë në ekip Carreras dhe të kenë mundësinë e mbrojtjes së duhur për sezonin e ardhshëm. Një marveshje personale e tij është arritur javë më parë por ende një konkretizim me klubin.