Real Madrid, bën një lëvizje sa I përket largimit

Real Madrid, bën një lëvizje sa I përket largimit të një prej yjeve

Madrilenët kanë vendosur të marrin një vendim në lidhje me fatin e një prej lojtarëve të ekipit të tyre. Ferland Mendyn është nxjerë në shitje nga ekipi për një shumë prej 10 milion euro. Francezi duket se nuk përshtatet me ekipin që është duke krijuar Xabi Alonso. Ndaj dhe është cilësuar si një mundësi largimi I tij jashtë këtij klubi.

Një largim I tillë do të krijonte më shumë hapësira për klubin që të sillte një përmirësim të duhur në krahun e majtë. Pikërisht zonë në të cilën është theksuar se është e nevojshme të ketë ndryshim. Është pikërisht eventi I Botërorit të Klubeve I cili ka qartësuar më shumë situatën për drejtuesin teknik. Forma e treguar e Fran Garcias e vendos Alonso të vendosur se është një pozitë e sigurt në krahun e majtë.

Real Madrid, bën një lëvizje sa I përket largimit të një prej yjeve
Real Madrid, bën një lëvizje sa I përket largimit të një prej yjeve

Por, ekipi nuk e mbyll me kaq, pasi e sheh të arsyeshme që të sjellin përforcimin e duhur në ekip.  Alvaro Carreras është cilësuar si një mundësi për të prezantuar një mbrojtje më të fortë. Lojtari I Benfikës duket se është në palnin e Real I cili është I gatshëm të paguajë dhe për klauzolën e tij të lirimit. 50 milion euro pretendohet se do të kushtojë ky afrim për madrilenët.

Mendyn I cili ka një kontratë të vlefshme deri në 2028, nuk shihet ende si një opsion I duhur në ekip. Ndaj dhe drejtuesit e konsiderojnë si një epokë të ezauruar prezantimin e tij në Madrid. Tashmë ata synojnë që të ndërtojnë ekipin më konkurues.