Inter duket se e ka përfshirë në kalimin e saj mesfushorin shqiptar gjatë këtij sezoni kalimesh. Ai është cilësuar si një lojtar I cili mund të largohet nga ekipi. Më herët ata kanë përcaktuar dhe një shumë sa I përket klauzolës së tij të lirimit. Ai është vendosur se Hakan Calhanoglu nuk do të jetë më pjesë e tyre dhe qëndrimi I shqiptarit është parë me dyshim.
Eksperienca e tij në Inter nisi në transferimin e tij gjatë sezonit të 2022. Kalim I cili u realizua nga Empoli dhe kushtoi për ekipin plot 15 milion euro. Dhe pse në këtë sezon ai ka mundur të jetë aktivizuar si titullar në 39 ndeshje nuk ka mundur të ketë fituar besimin e drejtuesit.

Vlerësime të tij në Serinë a kanë qenë të shumta ku shumë drejtues e kanë konsideruar si një pjesë mjaft të rëndësishme. Por, ende nuk është konfirmuar nëse do të ketë një transferim apo jo. Italia është parë ende si shtëpi për të duke qenë se shumë klube mund të dëshirojnë shërbimin e tij.
Tashmë, është skuadra spanjolle Betis Sevilla e cila e konsideron si një përforcim të duhur në ekip lojtarin. Klubi spanjoll e ka konsideruar si një përforcim që I përshtatet me profilin që ai sjell në ekip. Betis këtë transferim dëshiron që ta realizojë brenda një shumë prej 10 milion euro. Ndërkohë që më herët Inter e ka vlerësuar kartonin e tij me 18 deri në 20 milion euro. Kjo e vendos ekipin spanjoll të pasigurt në lëvizje.