Herolind Shala duket se pati një qëndrim mjaft të shkurtër në ekipin e Partizanit. I mbritur në pjesën e dytë të këtij sezoni që përfundoivi ai e ndërpret rrugëtimin e tij në nisjen e sezonit të rri. Kanë qenë vetëm tre muaj qëndrimi I tij në ekipin e Partizanit duke e bërë kështu shumë të shkurtër jetgjatësinë e tij në klub. Demat e kuq e kanë njoftuar përmes një postimi në rrjetin e tyre social se një marveshje e tillë është ndërmarrë.
Edhe pse I prezantuar si një përforcim mjaft I rëndësishëm në mesfushën e tyre nuk mund të shërbente duke sjellë ndryshimin e duhur. Kjo e ka vendosur lojtarin në një pozitë që ka zgjedhur që qëndrimi I tij të jetë larg skuadrës në këtë sezon. Kontrata e cila është ndërprerë në bazë të një marveshje të ndërsjelltë e cila është lidhur mes tyre.

Me vetëm dy ndeshje zyrtare të luajtura ai ka kërkuar që të ketë më shumë hapësirë në ekip. Daljet e tij kanë qenë në dy ndeshje në Kupën e shqipërisë dhe në Kampionat. Mesfushori e ka cilësuar si më të duhur që të zgjedhë një tjetër ekip në këtë sezon që shërben për të dhe jep më shumë hapësirë. Kjo ka gjeture dhe dakortësinë e drejtuesve të klubit ku me mirëkuptim kanë mbyllur kështu marveshjen e tyre.
Shala është një lojtar I cili është angazhuar dhe në ndeshjet e kombëtareve. Duke qenë se ka qenë I grumbulluar në Kombëtaren e Shqipërisë dhe atë të Kosovës. Shala është tashmë lojtar I lirë për të nisur një tjetër eksperiencë në këtë sezon.