Marcus Rashford është vendosur në qendër të vëmëndjes për të ardhmen e tij. Futbollisti së fundmi raportohet se ka ndërmarrë një vendim sa I përket të ardhmes së tij. Ai ka kërkuar që të jetë pjesë e skuadrës së Jose Mourinho. Kjo pritet ta bëjë shumë më të thjeshtë për ekipin turk afrimin e tij. Pasi është dhënë dakortësia tashmë do të jetë e nevojshme që të arrihet një akord mes dy klubeve.
Manchester United pritet të mos jetë më shtëpia e tij, është një vendim I cili vjen pas një periudhe të gjatë qëndrimit të tij atje. Ku ka pasur vetëm disa muaj qëndrim në Aston Villa për të pasur kështu një lidhje të ngushtë me United. Trajneri duke pasur një njohje të tij pasi ka drejtuar ekipin, e ka vlerësuar rolin e tij atje. Gjatë atsaj periudhe ai ka kontribuar me 25 gola në ekip.

Fillimisht portugezi ka dashur të dinte nëse kishte një dakortësi të lojtarit për t’u bashkuar në skuadër. Më pas është konsideruar e arsyeshme që të nisë një sfidë e re pas aprovimit të dhënë nga Rashford. United në krahun tjetër është njohur me kërkesën e klubit turk dhe është duke përgatitur një ofertë për lojtarin.
Rashford në turqi do të konsiderohej një lëvizje e papritur, por ndryshimet që janë duke ndodhur në United është e pritshme. Bisedimet që pritet të zhvillohen në ditët në vijim pritet që të sjellin dhe një lëvizje përfundimtare të lojtarit. Asgjë zyrtare nuk ka nga të dy klubet deri më tani.