Tashmë, Bayern duket se e ka të qartë se cfarë është duke kërkuar, vëmendja e tyre është zhvendosur drejt Italisë për të bërë një hap para drejt sezonit të ardhshëm. Në listën e tyre është një ndër emërat që kanë pritur gjatë për të nisur bisedimet dhe të përcaktojnë nëse do të jetë një lëvizje e mundshme drejt gjermanisë, Çalhanoglu.
Bisedimet e nisura me të sipas mediave kanë nisur që gjatë verës por gjermanët kanë marrë një përgjigje negative në të dy tentativat e para. Por, tashmë duket se kanë rinisur përsëri bisedimet mes vetë lojtarit dhe klubit Italian, ku kontrata e tij me Inter është deri në 2027 me një vlerë prej 40 milion USD.
Rikthimi në bundesligë është një vendim me interes për sulmuesin I cili dhe në inter shkoi prej angazhimit të tij në Leverkusen, një kampionat që ai e ka dashur dhe ka bërë maksimumin e tij deri në spikatja e klubit Italian. Vetë Çalhanoglu, ka pasur interes për Bayern dhe tashmë një ofertë pritet me më shumë pozitivitet prej tij duke e parë si një mundësi shumë më të mirë për angazhimin e tij në vazhdim.
Në klubin Italian fillimisht nuk pranoheshin ofertat ndaj tij duke qenë se ka pasur interes por tashmë ku nën drejtimin e një grupi të rri menazherial ata janë duke vlerësuar një seri ofertash dhe disa prej tyre që vijnë për sulmuesin. Kujtojmë se në sfidën e fundit ishte ai që zhbllokoi shifart dhe arriti të shënonte menjëherë pas futjes së tij në lojë në minutën e 55, një zvendësim shumë I përfolur duke qenë se zvendësoi Kristian Asllanin. Një angazhim serisht në bundesligë do të jetë një mjedis I duhur për turkun që ka një temperamet agresiv dhe guxon duke goditur shpesh portën.