Kylian Mbappe largimin e tij nga PSG, nuk është se e pati në formën e tij më të lehtë të mundshme. I vendosur përballë kushtëzimeve ai zgjodhi që të zyrtarizonte një padi ndaj klubit dhe të gjitha shumave të pretenduara prej tij. Kjo u shndërua në padyshim në një tension mes tyre duke ndikuar kështu në mardhëniet e mëparshme që ai kishte me klubin.
Së fundmi ka qenë pikërisht avokati I lojtarit I cili ka shprehur se kanë tërhequr padinë e ngritur ndaj klubit francez. Fillimisht padia është ngritur nga lojtari për shkak të një trajtimi të keq që është supozuar prej tij. Bëhët fjalë për periudhën 2023 dhe 2024, kohë në të cilën është vendosur të zhvillohen dhe hetime prej prokurorisë në Paris.

Por të hënë fill në prag të ndeshjes që është duke u zhvilluar në Kupën e Botës për Klube ka ardhur dhe një lëvizje e tij. Ata kanë zgjedhur që të zgjidhin gjithcka me një mirëkuptim duke tërhequr kështu padinë që është vendosur prej sulmuesit.
Mbappe ihste I shtyrë në këtë padi për shkak të izolimit që kishte krijuar skuadra. Kjo ishte pikërisht një mënyrë që ai të humbiste vullnetin në daljen e tij. E njohur kjo mënyrë nga sindikata francize e futbollit, ku ka pasur gjithashtu një ankesë nga ana e tij.
Edhe pse një periudhe e gjatë qëndrimi në paris prej shtatë sezonesh, largimi I tij nuk ishte fort I mirë. Ai dha një kontribut mjaft të rëndësishëm në ekip ku shënoi 256 gola të cilat u zhvilluan në 308 daljet e tij.