Afati kalimtar i verës pritet të sjellë dhe një ndër emërat më të rëndësishëm në një transferim. Ylli i PSG mendohet se do të përfshihet në këtë kalim ku do të jetë një ndër transferimet më të rëndësishme. Sulmuesi i cili ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në PSG duket se do të jetë larg ekipit në këtë sezon. Dhe pse është vendosur si tituall në ndeshjet kryesore Është ende në pikëpyetje qëndrimi i tij. Në këtë vorbull të madhe sa i përket lëvizjes së tij është përfshirë dhe Bayern Munich. Ekipi bavarez është shprehur i gatshëm që të ofrojë kushtet e përshtatshme për transferimin e tij
Mediat e bëjnë më të qartë këtë transferim ku bëjnë me dije se do të jenë të gatshëm gjermanët dhe për tarifën e tij të lirimit. Klauzola përfshin një shumë prej 100 milion euro. Pavarësisht se një transfertë milionëshe 22 vjecari është cilësuar si një aset i duhur sa i përket transferimit. Me një të ardhme e cila pritet të jetë e vendosur larg Francës, qëndrimi i tij duket se do të jetë në një tjetër ligë.

Barcola është cilësuar si një ndër gjetjet më interesante në ekipin francez. Enrique ka besuar të lojtari dhe e ka vendosur në një pozitë të favorshme në ekip. Por, tashmë me një skemë ndryshe në fushën e lojës është parë shumë më e vështirë që ai të angazhohet. Kjo e vendos në një pozitë që të mendojë dhe një të ardhme e cila është vendosur jashtë parizienëve. Transferimi i tij prej 100 milion euro duket se mund të përballohet lehtësisht prej Munich që këekon një sulm më të fuqishëm.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.