Serie A / Roma ftriumfon ndaj Monzës së fundit të tabelës

Serie A/ Roma ftriumfon ndaj Monzës

Roma vazhdoi rrugëtimin e saj në Seria A me një tjetër fitore, ajo arriti të mposhte Monza me një rezultat të thellë 4-0 në ndeshjen që luhet për javën e 26 të kampionatit. Seria e golave u hap me Saelemaekers dhjetë minuta pasi kihste nisur sfida. Më pas kaluan përsëri në avantazh me golin e dytë të shënuar nga Shomurodov në minutën e 32 të lojës.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-0, një sfidë e cila dukshëm ishte e zotëruar prej Romës, kryeqytetasit janë vetëm dy pikë diferencë prej sigurimin e një vendi në një prej eventeve europiane dhe tashmë do të duhet më shumë siguri në sfidat e tjera për ta. Duke pasur mundësinë të jetë një ndër ekipet e vetme që e përfaqëson italinë në një event si UEFA Europa Ligue ata janë tashmë me dy angazhime tepër të rëndësishme që do të duhet të trgojnë formën e tyre më të mirë në fushë.

Me hapjen e pjesës së dytë ata arritën të mbanin një ekulibër në zhvillimin e lojës dhe të kishin mundësinë të shënonin dy gola të tjerë në këtë pjesë. Goli I tretë u shënua nga Angelino në minutën e 73, dhe në minutën e 88 ata I vendosën vulën me shënimin e Cristante, që e cuan rezultatin 4-0. Kjo sfidë me Monzën shihej si e lehtë duke qenë se ata janë në vëndin e fundit dhe me një sezon tepër të keq në krahasim me atë që ofron Roma në këto zhvillimet e fudit një ekip që ka pasur një lojë elitare dhe ka mundur të shënojë. Me këtë fitore ata afrohen më shumë në zonën e sigurimit të një eventi europian për sezonin e ardhshëm.