Madrilenët të cilët ishin në gjysmëfinale të Kupës së Botës për Klube përballë Paris Saint Germain, nuk mund të qëndronin denjësisht. Mbrojtja e tyre kaloi një ndër sfidat më të vështira duke qenë se u përball me një seri golash në vetëm 24 minuta. Paris Sint Germin arriti të shënojë me një shpejtësi në këtë finale duke krijuar kështu pikëpyetje të madhe sa I përket sigurisë që ofron mbrojtja.
Francezët ishin dominues në pjesë të parë të lojës, ata ishin të vendosur me një siguri në fushë. Këtë e vërtetuan dhe me golat e shënuar, Fabian Ruiz ishte një prej tyre I cili arriti të shënonte dy herë. Më pas vazhdimi ishte I Ousmane Dembele I cili shënoi golin e tretë për ekipin. Real u vendos në një disavantazh vetëm pak minuta pas nisjes së lojës.
Sulmi I PSG ishte tepër dinamik, por njëherësh u vendos në dukje dhe një hapësirë e madhe në mbrojtjen e madrilenëve. Ata arritën të shfrytëzonin si duhet të gjithë boshllëqet e krijuara duke shënuar një fitore të sigurt.

Golat e shënuar vunë në dukje se ishte një mbylim I dobët apo dhe një vendosje e gabuar në mbrojtje. Ky rekord golash për Realin e vendos në një ndër rekordet më të këqija historike. Pas në 24 minuta pësuan tre gola, rekord I cili është përsëritur pas 24 vitesh.
Mbrojtja është një hallkë që Alonso e ka konsideruar si tepër të rëndësishme dhe është duke punuar ndjeshëm. Por, mesa duket ekipi është shumë I thyeshëm në këto pjesë ende.