Partizani merr një barazim, ndeshja e parë në europë

Partizani merr një barazim, ndeshja e parë në europë

Partizani ka mundur të sigurojë një barazim 1-1 kundër Kalju Talin. Kjo ishte ndeshja e parë për demat që janë duke luajtur në Konferencë Ligë. Një mundësi që në kthimin e tyre në tiranë të luajnë për të gjitha mundësitë që serviren për një kualifikim të mundshëm.

Loja nuk ishte e favorshme për Partizanin e cila nisi mes vështirësive. Pasi ata pësuan një gol në minutën e 47 cka e bëri dhe më demoralizuese për ta. Loja ishte në ekuilibër gjatë pjesë së parë dhe pse presioni I vendasve ishte dukshëm më I lartë.

Pavarësisht, golit të hasur ata nuk e humbën shpresën e tyre duke qenë se dhe reagimi ishte tepër I shpejtë. Xhulio Skuka I vetëm arriti që të barazojë shifart 1-1. Kjo ishte një mundësi mjaft e mirë për Demat që kërkuan të siguronin një barazim mjaft të rëndësishëm. Ishte pikërisht një asistim I Martinez që e vendosi ekipin shumë më të sigurt në këtë barazim.

Partizani merr një barazim, ndeshja e parë në europë
Partizani merr një barazim, ndeshja e parë në europë

Një rol mjaft të rëndësishëm në këtë fitore e siguroi gjithashtu dhe gardiani I portës. Qirko u tregua tepër I sigurt në portë duke mbajtur kështu të mbrojtur atë në disa raste tepër decisive për ekipin. Një rezultat I pandryshuar për shkak të formës së tij e mundësoi vazhdimin e një ndeshje të favorshme.

Tashmë, Partizani është I hapur për sfidën e tyre të radhës. Ndeshja e kthimit e cila do të luhet në Air Albania është një mundësi që ata të sigurojnë me lehtësi një rezultat të favorshëm. Sfida është e hapur falë një pike të siguruar në ndeshjen e parë.