Në shqipëri nuk ka një raport sa I përket raportimeve vjetore të ndihmës që kërkohet në mbështetjen që ofron autoriteti. Një shërbim I tillë këtu ofrohet në mënyrë të pjesshëme cka e bën që dhe raportimi të jetë I vështirë në krijim dhe të jetë I qartë për atë se cfarë ofron kjo linjë mbështetëse. Një shërbim mbështetës strikt ekziston sa I përket kërkesës që kanë indivitët që kërkojnë të jenë të ndaluar në lojërat e fatit me vullnetin e tyre të plotë. Një akt drastik që I nxjerr ata jashtë lojërave të fatit me vendim të tyre vullnetar është një ndër mënyrat se si Autoriteti I Mbikqyrjes së Lojërave të fatit arrin që të mbrojë konsumatorin e tyre.
Një raport sa I përket moshës lojës do të jetë shumë më I nevojshëm duke qenë përmes saj do të duhet të bëhën ndërgjegjësime me fasha të ndryshme grupmoshe për të këshilluar dhe drejtuar të gjithë informacionin përkatës të nevojshëm. Nuk është aspak penguese për ta që të krijojnë një mbrojtje të përgjithshme dhe të jenë të aftë të lejojnë dhe të njohim më mirë problematikat që ka secili prej lojtarëve që kërkon ndihmë. Kryesisht ndihma kërkohet në momentin e fundit ku personi ka arritur një krizë të thellë financiare apo kalon një pozitë të vështirë në familje për shkak të varësisë, pra nga kjo arrihet të kuptohet që Autoriteti me ndihëmn që ofron shihet si një hallkë fundore e problemit dhe nuk lejon që të jetë në hapat e parë të tij apo të sensibilizojë në masë problemet që sjell varësia ndaj lojërave të fatit.
Varësia është shkaku kryesor I drejtimit në mbështetjen që ofron autoriteti dhe në bashkëpunim me ta marrin një vendim sa I përket tërheqjes nga loja për një periudhë të pacaktuar. Lehtësisht ata dakortësojnë që të ndodhë. Por, fenomeni I një lojë e cila nuk është e kontrolluar dhe ka abuzime në lojërat e parregjistruara e bën shumë më të vështirë dhe ndryrjen e autoritetit duke qenë se ata kanë të drejtë dhe mundësi ndëryrje vetëm në pikat e ligjshme që ofrojnë këtë shërbim. Parregullsia që do të duhet të goditet është një ndër hallkat kryesore për mbrojtjen e lojtarëve dhe do të duhet një mbështetje e plotë nga autoritetet që kanë në funksion të tyre mbrojtjen.
Shqipëria do të duhet të bëjë një hap para drejt kësaj pjesë dhe të jetë në një mbrojtje të përgjithshme të lojtarëve të lojërave të fatit, duke kontrolluar dhe lojërat e fatit që organizohen.