Liverpool së fundmi është vendosur në një garë mjaft të rëndësishme për të. Në përballje me klube të tjera angleze ajo është duke kërkuar që të sigurojë shërbimin e Hugo Ekitike. Sulmuesi francez është kthyer në një sensacion dhe ata e vlerësojnë së tepërmi një mundësi që mund të ketë afrimi I tij.
Arne Slot e ka vlerësuar si një përforcim të duhur në repartin e tyre ofensiv. Kjo është një lëvizje e tyre për shkak të një mungese sigurie që ekziston në transferimin e Alexander Isak. Ndaj dhe të kuqtë janë duke vlerësuar të gjitha opsionet për të pasur një sulm më dinjitoz. 23 vjecari duket se I përmbush të gjitha kërkesat që të bashkohet me ekipin e tyre.
Slot ka kërkuar që të vijë në sezonin e ardhshëm me një ekip që është I gjeneruar, dhe Ekitike duket se është pjesë e planit të tyre. Sezoni I tij në Bundesligë ka qenë mjaft I mirë dhe ekipi ku ai luan aktualisht Eintracht Frankfurt e ka vlerësuar shërbimin e tij rreth 100 milion euro.

Megjithëse, nën ndjekje të tij janë dhe disa klube të tjera angleze, Liverpool synimin kryesor ka Isak. Por pengesë në këtë kalim është vlerësuar shuma e tij prej 120 milion euro. Një cmim më I ulët mund ta bëjë të mundur transferimin e tij.
Gjithësesi, francezi mes 22 dolave të shënuar në ligë këtë sezon është përsëri opsioni më I mirë për përforcimin e tyre. Asgjë nuk është se do e ndalë Slot me qëllim që të krijojë ekipin shumë më të qëndrueshëm.