Verratti, kalim i bujshëm i tij brenda Arabisë Suaidte

Verratti, kalim i bujshëm i tij brenda Arabisë Suaidte

Marco Verratti ka mundur të realizojë një lëvizje mjaft të rëndësishme për karrierën e tij. Ai pas disa sezoneve të sukseshme në europë ka bërë zgjedhjen e tij që e vendos jashë saj. Lëvizja e tij duket se është bërë brenda kampionatit ku ai është bërë pjesë një sezon më herët. Al Arabi nuk do të jetë më ekipi i tij pasi ka zgjedhur që të angazhohet me Al Duhail.

Mesfushori i cili ka lujatur më herët me PSG ka zgjedhur që të ndërmarrë një vendim i cili e vendos jashtë vëmëndjes europiane. Ai ndoqi kështu hapin e shumë prej futbollistëve të tjerë që shkëqlimin e tyre e venitin në Arabinë Saudite. Vendim i cili nuk i largon nga futbolli i luajtur por i mban aktivë ende me kontrata të majme.

Italiani është cilësuar si një yll më herët, dhe qëndrimi i tij ishte i lidhur me ekipin francez deri në 2026. Por, në 2023 ai zgjodhi që të vendosej jashtë Ligës së Parë pas ofertës së marrë për në Arabinë Saudite. Kalimi i tij u bë pas një shumë prej 39 milion euro.

Verratti, kalim i bujshëm i tij brenda Arabisë Suaidte
Verratti, kalim i bujshëm i tij brenda Arabisë Suaidte

Kontributi i tij në Arabi ka qenë mjaft i vlefshëm duke qenë se në 40 ndeshje ai ka asistuar në 12 gola dhe ka mundur të shënojë katër. Skuadra nuk është se pati një renditje të mirë duke siguruar kështu vendin e nëntë në 12 të pranishme.

Verratti në kalimin e tij të fundit zgjodhi të bashkohej me Al Duhali. Një ekip i cili ka një renditje më të mirë dhe është një fije shprese për një titull ku aspiron mesfushori italian.