Ronald Araujo në këtë sezon është përfolur shpesh për një largim të tij nga Barcelona. Por, së fundmi ka qenë vetë mbrojtësi që e ka sqaruar se si qëndron e vërteta në lidhje me këtë. Ai ka cilësuar se I vendosur në Barcelona nuk do të ketë ndryshme. Cka nënkuton se e ardhmja e tij dhe në këtë sezon pritet të jetë në katalanasit.
Në një deklaratë që ai ka dhënë së fundmi për mediat e ka cilësuar se do të jetë prezent në qëndrimin e tij. Pasi është parë dhe në grumbullimin që ka zhvilluar ekipi. Ai ka thesuar se do të jetë pjesë e ekipit, kjo do e vëndosë atë dhe në prjektin që Flick është duke sjellë këtë sezon.

Katalanasit e kanë cilësuar mbrojtjen si tepër të ngarkuar duke qenë se janë aktualsiht pesë qendërmbrojtës. Deco më herët pa theksuar emëra ka cilësuar se njëri prej tyre do të jetë larg ekipit në këtë sezon kalimesh. Kjo ka ngjallur dhe më shuëm dyshime në lidhje me të ardhmen e Araujo. Pasi është gjykuar shpesh se nuk kishte formën më të mirë për të qenë prezent.
Flick I ndodhur në këtë pozitë ka kërkuar që secili prej tyre të japë më të mirën gjatë seancës stërvitore. Kjo është pozitive për trajnerin I cili kërkon gjithnjë më shumë opsione për të sjellë në fushë të duhurin. Në listën që është duke qarkulluar emëri I tij është prezent ku bashkohet me Andreas Christensen. Mirëpo, dëshira e Christensen për të qenë larg ekipit është shprehur më herët. Pavarësisht se ende nuk ka një vendim nga klubi katalanas.