Nuk ka një rikthim për Leon Mesin në Camp Nou

Nuk ka një rikthim për Mesin në Camp Nou

Lajme të ndryshme vijnë nga kampi I argjentinasit ku deklarojnë se nuk do të ketë një rikthim të tij në Camp Nou. Bëhët fjalë për inagurimin që pritet të ketë stadium dhe Messi si një ndër figurat ndër më të rëndësishmet është vlerësuar për të qenë në të. Por, burime që janë shumë pranë tij bëjnë me dije se nuk do të ketë një rikthim të tij në Cmap Nou.

Pikërisht, më herët është bërë e ditur se Barcelona ka dashur që të kishte një përfaqësim të tij në këtë përurim. Kjo mund të jetë e realizueshme nëse do të kishte një ftesë e cila vinte prej klubit katalanas. E cila deri më tani është mohuar që të ketë ndodhur. Kjo risjell dhe njëherë në focus nëse ka një mardhënie të mirë mes sulmuesit dhe klubit.

Me largimin e tij nga Barcelona gjatë 2021, u përfol shpesh se kihste një konflikt mes tij dhe presidentit të Barcelonës. Joan Laporta duket se nuk e kishte pritur mirë vendimin e argjentinasit duke krijuar kështu një pakënaqësi ndaj tij.

Nuk ka një rikthim për Mesin në Camp Nou
Nuk ka një rikthim për Mesin në Camp Nou

Pavarësisht, se Messi ka qenë pro qëndrimit të Laportës në pozitën e Presidentit duke votuar dhe për të, risjell dhe një herë mundësinë që të mos ketë një mardhënie normale mes tyre. Kështu që është pikërisht Presidenti I cili kërkon mes të gjitha mundësive për të kufizuar gjithnjë e më shumë prezencën e Messit në ekip. Kjo është vlerësuar dhe nga shumë mbështetës që e konsiderojnë si një armiqësi që do e mbajë argjentinasin larg.