Real Madrid jep vlerën për yllin e saj Vinicius JR

Real Madrid jep vlerën për Vinicius JR

Vinicius Junior I cili është konsideruar si një opsion I sigurt në Real Madrid, tashmë nuk mund të konsiderohet I tillë. Ka pasur një formë aspak të mirë në daljen e tij në Botërorin e Klubeve. Kjo e ka vendosur ekipin dhe drejtuesit që të japin një vlerë për lojtarin. Duke shënuar këtë mospërputhje të asaj që ai prezanton, vendimi nga klubi është të vendoset një cmim për të. Për një shumë prej 150 milion euro, braziliani mund të jetë larg ekipit.

Tashmë, drejtuesit nuk e kanë konsideruar atë si një pjesë të rëndësishme në projektin që janë duke krijuar. Kjo e ka vendosur Vinicius JR, të lëkundur nëse mund të ketë një kalim në këtë verë apo jo. Fakti, që ai ishte konsideruar si një thelem I rëndësishëm në ekip. Një vit më parë as që nuk ishte e mundur të diskutohej largimi I tij nga ekipi.

Real Madrid jep vlerën për Vinicius JR
Real Madrid jep vlerën për Vinicius JR

Por, forma dhe ajo që ka dhënë në fushën e lojës nuk është duke shkuar sic pritej. Gjithashtu, ndërthurja e tij me yje të tjerë të ekipit si Mbappe nuk ka shkuar si duhet. Mungesa e disa prej aftësive që e shndruan atë në një yll për ekipin kanë ardhur duke u venitur. Cka, e ka shtyrë ekipin që të vendosë dhe një cmim për lojtarin.

Njëherësh, është ndjekur me një seri kritikash forma e tij dhe ka ngjallur dyshime dhe në mbështetësit e skuadrës. Pavarësisht, se ishin sheshuar më herët mosmarveshjet me ekipin një rikthim I mundshëm duket në plan me atë që është duke ndodhur. Alonso, I cili është mbështetës I meritokracisë e vendos lojtarin në plan si të gjithë lojtarët e tjerë të skuadrës.