Thomas Partey, është bërë pjesë e një afere mjaft të madhe e cila ka të bëjë me abuzimet. Tronditëse është fakti se mesfushori I cili luan për Arsenal është përfshirë në një aferë sa I përket abuzimeve online që kanë ndodhur. Pikënisja e së gjithës ishin pesë akuza në javën e kaluar që e vendosën lojtarin përballë fakteve.
Është pikërisht një periudhë katër vjecare në të cilën Arsenal është njoftuar për abuzimet e tij. Në këtë është përfshirë një rast sulmi seksual dhe akuza për katër përdhunime. 32 vjecari I cili asaj kohe lunate për Arsenalin, akuzat u bënë të ditura vetëm katër ditë pasi ai u largua nga ekipi. Skuadra e topcinjve zgjodhi të mos e rinovonte qëndrimin e tij pasi kontrata e tij përfundoi.

Ajo që e bën më tronditëse këtë është se, viktima e tij merrte kërcënime me jetë sa herë që Partey aktivizohej në fushën e lojës. Madje kur kishte raste që shënonte merrte kërcënime të vazhdueshme. Në lidhje me këtë lajm tronditës ka reaguar dhe avokati I tij I cili ka bërë të ditur se nuk ka një akuzë e cila e lidh drejtpërdrejt lojtarin. Ai është sulmuar për shkak të pozitës që ka pasur në ekip. Kjo , ishte pikërisht një lëvizje e tij për të pastruar kështu imazhin e lojtarit.
Në rrjet është hedhur dhe një sulm I madh ndaj Arsenalit. Klubi e akivizoi atë dhe pse ishte akuzuar për sulmet seksuale. Pikërisht në atë periudhë ata kishin marrë shumë indicje se një gjë e tillë mund të kishte nodhur realisht. Tashmë është gjykata e cila do të vendosë për fatin e tij.