Hajdin Salihu ka zgjedhur që në sezonin e ardhshëm të jetë pjesë e Polonia Warszawa. 23 vjecari e ka konsideruar si një ndër klubet më të përshtatshme për të vazhduar më tej karrierën e tij. Kalimi I tij është bërë në formë huazimi nga Varshava. Është pikërisht një kontratë 1 vjecare që do e mbajë të lidhur atë dhe më tej do të ketë mundësi për blerjen e kartonit të tij. Klubi polka e ka ndarë përmes rrjeteve sociale kalimin e tij ku lajmëron për një përforcim në repartin defensiv.
Kalimi I I Salihut është bërë nga LNZ Cherkasy, skuadra ukrainase. Me një formë mjaft të mirë në daljen e tij ku ka kontribuar dhe në katër gola të shënuar. Një lojtar I cili është aktiv në pozitën e tij të mbrojtjes duke u gjendur kështu dhe në fazën e sulmit shpesh. Fleksibiliteti I tij në fushë është vlerësuar së tepërmi.

Salihu është pjesë e Kombëtares së moshave në Kosovë, së fundmi ai ka marrë një ftesë nga Kombëtarja Shqiptare U21. Ka qenë pikërisht niveli I tij I cili e ka vendosur kështu lojtarin në qendër të kërkesës së shumë klubeve të ndryshme. Gjatë prezantimit ai e vlerësoi këtë kalom dhe është shprehur se do të jetë I gatshëm të japë kontributin e tij në ekip.
Duke patur një përvojë në disa klube të ndryshme ka shprehur se është I gatshëm të përshtatet në formën e tij më të mirë. Tashmë, ai është I sigurt se do të jetë në një hap të rëndësishëm në karrierën e tij me vendosjen në këtë ligë.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.