Real Madrid, siguron afrimin e Alvaro Carreras

Real Madrid, siguron afrimin e Alvaro Carreras

Mbrojtësi I Benficës ka mundur të nënshkruajë për kalimin e tij në Real Madrid. Kështu që ai është duke u bërë përforcimi I katërt në ekip. Alvaro Carreras ka mundur të nënshkrujë me ekipin e tij duke sjellë kështu një shërbim të vlefshëm për Los Blancos. Janë pikërisht media të ndryshme që e kanë konfirmuar lajmin e arritjes së kësaj marveshje të rëndësishme për Madrilenët.

Mbrojtja e tyre është në një pikë e cila është konsideruar se do të duhet të jetë e rinovuar në nisje të sezonit të rri. Alonso duket se e ka në detyrën e tij kryesore afrimin e një shërbimi të denjë në mbrojtje. 50 milion euro janë mëse të mjaftueshme për të konsideruar si një afrim të duhur në mbrojtjen e tyre.

Real Madrid, siguron afrimin e Alvaro Carreras
Real Madrid, siguron afrimin e Alvaro Carreras

Shumë e cila për transferimin e tij është dakortësuar që do të paguhet me disa këste. Tashmë do të duhet që ekipi që ka kartonin e tij Manchester United të mos pranojë rikthimin e tij në ekip. Pikërisht klauzola e lirimit e cila do të jetë tepër e vlefshme për të konsideruar shërbimin e tij në Real Madrid.

Është I nevojshëm vetëm ky konfirmim që të vijë dhe udhëtimi I Carreras drejt spanjës për të vazhduar më tej me testet e ndryshme mjekësore. Carreras duket se do të jetë në ekipin ku nisi dhe karrierën e tij. Fillimisht me akademinë dhe më pas qëndrimi I tij I cili ishte deri në 2020.