Arabët kanë shprehur përsëri dëshirën e tyre që në këtë sezon të kenë mundësi të sigurojnë një prej yjeve të rrinj të futbollit europian. Sulmuesi I RB Leipzig I cili është cilësuar si një ndër talentët më të rëndësishëm në futbollin europian mund të marrë një ofertë prej Arabëve. Oferta e cila mund të ndikojë në zgjedhjen e tij, duke qenë se ata janë të gatshëm të sjellin plot 100 milion euro për shërbimin e tij.
Një ndër talentet më premtuese ka ngjallur interesin e Al Hilal e cila tashmë drejtohet nga Inzaghi për të siguruar shërbimin e futbollistit të rri. Tashmë, janë duke zhvilluar disa bisedime intensive me lojtarin. Më herët ishte pikërisht Arsenali I cili ishte cilësuar si shumë afër sigurimit të shërbimit të tij. Por, ka pasur një ngërc në këtë diskutim cka I ka hapur kështu mundësi klubeve të ndryshme për të siguruar shërbimin e tij.

22 vjecari është shndëruar në një ndër më të kërkuarit në Bundesligë gjatë këtyre sezoneve. Ka qenë një formë mjaft e mirë e tij dhe një kontribut I jashtëzakonshëm që e vendos dhe Al Hilal përballë mundësisë për të siguruar futbollistin e rri. Al Hilal duket se nuk do të jetë tundues vetëm prej milionave që është I gatshëm që të ofrojë për futbollistin e rri.
Por, një project afatgjatë dhe një pozitë mjaft e rëndësishme në ekip e vendos kështu Sesko në mëdyshje në vendimin që do të duhet të marrë. Është klubi që do të duhet të vendosë nëse do të marrë një ofertë apo jo.