Një situatë e cila duket se u qetësua me një marveshje të bërë më herët për qëndrimin e tij në Barcelona duket se ka hyrë përsëri në një situatë të trazuar. Kanë qenë drejtuesit e ekipit që e kanë bërë të ditur për Marc-Andre ter Stegen se nuk do të jetë portier titular në Barcelona. Një sezon I rri që e gjen në ekip por jo në formën që ai do të dëshironte. Barcelona tashmë nuk ka vetëm dy zgjedhje për portën por e zgjeroi më tej gamën e zgjedhjes me afrimin e Joan Garcia.
Nën ndikim të një situate të tillë janë pikërisht ekipet e para që kanë bërë një ofertë për të pasur kështu shërbimin e gjermanit. Mediat spanjolle bëjnë me dije se Monaco pasi arriti të sigurojë huazimin e Ansu Fat tashmë është në kërkim dhe të portierit. Francezët kanë shprehur interesin e tyre për të marrë shërbimin e tij në sezonin e ardhshëm.

Por, duket se një plan B për Ter Steg nuk ekziston. Duke qenë se ai ka zgjedhur kështu që të ketë një qëndrim të mëtejshëm të tij në Barcelona. Portiere është shprehur se do të dëshironte të qëndronte më gjatë në Barcelona dhe të mund të sigurojë drejtuesit për formën e tij të mirë. Edhe pse pa një pozitë të qartë ai ëshët I binudur se do të fitojë pozitën e titullarit në ekip. Kështu që është duke shmangur të gjitha ofertat që janë rrugës për të duke qenë tepër I vendosur në zgjedhjen e tij.