Drita si kampione e kosovës për sezonin që lamë pas është duke përfaqësuar në Champions League. Përballë klubit të Luksenburgut ata kanë mundur të shkëlqejnë duke siguruar kështu një fitore. Njëherësh ekipi ka mundur të kalojë fazën e parë të këtyre kualifikuese, duke vazhduar më tej ëndërrën.
Sfida e parë në shtëpi për ta ishte një fitore minimaliste 1-0, ndërsa në udhëtimin e tyre drejt Luksenburgut arritën të siguronin kështu një fitore 3-2. Drita arrin kualifikimin e saj me një fitore me rezultat të përgjithshëm 4-2. Sukses mëse I merituar për skuadrën e cila kishte dhe dominimin e plotë të lojës.

Loja nisi mjaft mirë në favor të Dritës ku ekipi në minutën e katërt arriti të kalojë në epërsi. Një gol I realizuar nga Arb Manaj I cili e lejoj ekipin të kishte kështu mundësinë për më shumë shanse në vazhdim. Ekipi Kosovar dhe pse në një ndeshje jashtë fushe arriti të ruajë më së miri epërsinë e saj. Skuadra vazhdoi më tej në minutën e 17 duke e shfrytëzuar favorin e saj në zonë duke shënuar. Gol I cili u shënua përsëri nga Manaj dhe I vendos ekipit një tjetër mundësi.
Kundërshtarët nuk ishin pasivë duke u përpjekur që të ngushtonin rezultatin në minutën e 28. Pjesë e patë e cila u mbyll me rezultatin në favor të Dritës. Ndeshja e cila vazhdoi më tej në pjesën e dytë ku Drita arriti të rruajë epërsinë e saj. Të dy ekipet sollën një lojë mjaft të mirë dhe kërkuese, por Drita arrin të fitojë me rezultatin 3-2.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.