Lucas Vazquez, zyrtarisht jashtë Real Madrid

Lucas Vazquez, zyrtarisht jashtë Real Madrid

Klubi madrilen së fundmi ka njoftuar për një largim të rëndësishëm nga ekipi. Ata kanë ndarë lajmin se një prej lojtarëve veteran të tyre ka ndarrë kështu rrugëtimin me ta duke qëndruar jashtë për sezonin e rri. Los Blancos pritet të mbajnë një ceremony lamtumire sa I përket lojtarit që pritet të vendoset jashtë Real Madrid. Pikërisht, një ceremony ku do të vlerësohet për kontributin e dhënë dhe do të jenë të pranishëm dhe drejtues të klubit.

Vazquez është një ndër legjendat e klubit dhe është vlerësuar dhe ka pasur mirënjohjen e klubit për kontributin që ai ka dhënë në skuadër. Qëndrimi I tij me fanellën e bardhë është bërë që prej 2017, asaj kohe ishte vetëm 16 vjec. Fillimisht ai ka nisur në akademinë e klubit për të vazhduar më tej në një hap më të madh ku është bërë pjesë e skuadrës së parë.

Lucas Vazquez, zyrtarisht jashtë Real Madrid
Lucas Vazquez, zyrtarisht jashtë Real Madrid

Debutimi I tij I parë në ekip ka qenë 2015, pasi ai ishte rikthyer pas një periudhe huazimi nga Espanyol. Në dhjetë vite që ai ka luajtur në real Madrid është bërë pjesë e 402 ndeshjeve. Cka e ka vendosur në një nga periudhat më të sukseshme të tij me klubin.

Vazquez ka fituar 23 trofe në këtë periudhë ku është përfshirë në 5 Champions League. Një seri trofe të tjera që sulmuesi është bërë pjesë ku ka sjellë një kontribut mjaft të cmuar në ekip. Largimi I tij është I dyti në këtë periudhë sa I përket legjendave në Los Blancos. Më herët në fund të Botërorit të Klubeve lamtumirë për klubin e ka dhënë dhe Luka Modric.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.