Teuta, bën një lëvizje të rëndësishme në mbrojtje

Teuta, bën një lëvizje të rëndësishme në mbrojtje

Teuta pas prezantimit të kupolës së re drejtuese me një President të rri dhe një drejtues teknik, vazhdon që të ketë prurje të reja në ekip. Ekipi durrsak së fundmi ka mundur të sigurojë një prurje e cila është me një potencial të madh në reparin defensive. Është pikërist mbrojtja e cila është konsideruar si një hallkë e cila ka nevojë për ndryshim. Mesa duket do të realizohet me Albi Dokën, prurjen më të re.

Doka nuk është një emër I panjohur pasi më herët ai ka luajtur në Superiore. Në sezonin e fundit ai ishte pjesë e Skënderbeut. Me korcarët që tashmë janë vendosur në kategorinë e parë ka qenë zgjedhja e tij për një transferim. 28 vjecari me një potencial në mbrojtje ku ka shprehur një karakter tepër fleksibël pritet të sjellë frymën e kërkuar.

Teuta, bën një lëvizje të rëndësishme në mbrojtje
Teuta, bën një lëvizje të rëndësishme në mbrojtje

Klubi durrsak përmes një statusi në rrjetin social ka mundur të bëjë të ditur mbritjen e Dokës në ekip. Përmes këtij kalimi në mbrojtje ata synojnë që të jenë më konkurues dhe ta realizojnë sa më miri mbrojtjen e këtij sezoni. Pjesë e cila ka caluar shpesh dhe është konsideruar si një ndër ato pjesë që kërkon remont.

Një mbritje e tillë me një përvojë dhe eksperiencë që e njeh kampionatin vendas është cilësuar si e duhura në këtë sezon. Deri më tani ai është prurja e vetme në mbrojtjen e ekipit. Drejtuesit kanë premtuar një sezon që do të mbajë ngjyrat e tyre të veshur. Dhe pritet të ketë dhe prurje të tjera që do të përmirësojnë më tej të gjitha hallkat e fushës.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.