Manchester United dështon përsëri në afrimin e Mbeumo

Manchester United dështon përsëri në afrimin e Mbeumo

Sulmuesi Bryan Mbeumo është konsideruar si një ndër emërat më interesantë për të sjellë një përforcim në sulmin e United. Janë mediat e ndryshme që e kanë bërë të ditur këtë se lojtari I Brentford është cilësuar si një përforcim I duhur për ekipin e kuq. Së fundmi ekipi I United ka bërë ofertën e dytë për lojtarin e cila rezulton të jetë në 70 milion euro. Por, përsëri dhe në këtë shumë oferta ndaj tij është refuzuar dhe nuk është konsideruar.

Klubi I cili kishte mjaft shpresa në këtë kalim ku mendonin se do të ishte shumë më I hershëm afrimi I tij. Ajo që mendohej ishte pikërisht periudha e zhvillimit të Kupës së Botës për Klube. Por, mesa duket planet nuk kanë shkuar aspak sic ata prisnin duke e vështirësuar më tej të gjithë këtë proces.

Manchester United dështon përsëri në afrimin e Mbeumo
Manchester United dështon përsëri në afrimin e Mbeumo

Kalimi I tij pritet të ishte shumë më I thjeshtë duke qenë se ka qenë dhe dëshira e Mbeumo që të bashkohej me ekipin e United. Por, duket se ka një ngërc sa I përket raportit financiar që klubi I tij aktual është duke kërkuar. Mirë po, kjo nuk duket se do e stepë aspak United që është I gatshëm të ndjekë në cdo hap Brentford.

Qëllimi I tyre është të sjellin një ekip shumë më kompetitiv dhe me këtë përforcim ata do të synojnë sulmuesin. Ata janë të hapur ndaj cdo shume që do të vijë nga Brentford për të realizuar këtë kalim të rëndësishëm. Ndërsa sulmuesi së fundmi është rikthyer në grumbullimin e skuadrës.