Gianluigi Donnarumma në sezonin e ardhshëm pritet të mos jetë pjesë e Paris Saint Germain. Premier Liga pritet të jetë shtëpia e tij e re, duke qenë se klube të ndryshme janë duke kërkuar afrimin e tij. Janë dy klube angleze të cilat e shohin atë se mund të shërbejë më së miri në përmirësimin e skuadrave të tyre. Me një formë mbreslënëse në PSG ai ka mundur të thithë kështu interesin e disa ekipeve.
Qëndrimi i tij në klubin parizien është i rregulluar me një kontratë e cila skadon në 2026. Me një kërkesë të tij ai ka kërkuar më shumë në shkëmbim të shërbimit që jep në kampionët e europës. Kjo e ka zvaritur më shumë rinovimin e kontratës së tij.

Chelsea dhe Manchester City janë pikërisht dy klube angleze që janë duke vlerësuar shërbimin e tij. Monitorimi i tij nga afër prej këtyre klubeve ka ngjallur dhe më shumë interes që ai të jetë pjesë e tyre në një të ardhme. Ekilet janë duke kërkuar për një zvendësim të denjë dhe italiani është duke u cilësuar si më i vlefshmi.
Chelsea nuk është e qartë në porëtn e saj pas largimit që pësoi. Ndërsa City i cili kërkon që porta e saj të ketë më shumë alternativa mbrojtje në këtë sezon është duke vlerësuar afrimin e tij. Një largim i mundshëm i tij falas mund ta vendosë lojtarin si qëllim për klubet. Pasi mungesa e një marveshje do e vendosë atë në kuadrin e një lojtari të lirë. Donnarumma është duke u konsideruar si opsion dhe nga disa ekipe të tjera.