Lumbardh Dellova është përfolur së fundmi se është shumë më pranë një kalimi të rëndësishëm. Rinovimi i tij me CSKA Sofia duket se është shumë afër. Zyrtarisht është vendosur që do të konfirmohet në ditët në vijim. Tashmë, në këtë sezon kalimesh mbrojtësi i Kosovës ka marrë njëherësh dhe disa oferta të tjera. 26 vjecari duket se ka qenë shumë më afër një kalimi të mundshëm të tij në Dynami Kiev. Ka qenë pikërisht mbrojtësi i cili ka refuzuar që të kryejë një kalim në kampionët e Ukrainës.
Klauzola e tij e lirimit prej 950 euro është aktivizuar por, nuk ka mundur që të vendosë në lidhje me kalimin e tij. Kalimi i tij është lidhur shumë me një konkurencë të fortë nga disa klube turke.
Por, mesa duket kalimi i tij është lidhur me dëshirën e tij për të mos u zhvendosur në Ukrainë. Kjo e ka bërë dhe ekipin kampion që të tërhiqjen nga kërkesa e saj për të siguruar shërbimin e lojtarit.

Në këtë kohë është vendosur dhe ekipi i tij në presionin se një ndër lojtarët e saj mund të ketë një largim. CSKA është vendosur që të sjellë një rinovim të kontratës së tij duke premtuar njëherësh disa kushte që janë shumë më të favorshme për lojtarin.
Jo vetëm financa më të mirë në këtë kontratë të re por njëherësh dhe një pozitë e tij më kryesore në ekip. Është pikërisht një lëvizje e cila është përkrahur dhe nga lojtari duke zgjedhur që të ketë vijueshmëri në këtë ekip.