Liverpool, së fundmi ka zgjedhur që të refuzojë ofertën që ka bërë klubi gjerman I Bayern Munich për afrimin e Luis Diaz. 28 vjecari I cili është shndëruar në një shërnjestër të shumë klubeve ka marrë kështu ofertën e tij të parë zyrtare sa I përket afrimit. Klubi gjerman ofroi për shërbimin e Diaz 67.5 milion euro. Por, ka qenë klubi anglez I cili menjëherë e ka refuzuar atë dhe nuk ka pranuar një ofertë të tillë.
Liverpool ka përcaktuar se vlera e lojtarit do të duhet të jetë mbi 100 milion euro. Një shifër e cila pritet të jetë thjeshtë për raprtime financiare të klubit. Duke qenë më herët ata kanë njoftuar se ai nuk është në shitje dhe nuk do të ketë një pranim të ofertave. Diaz është vendosur në një situatë të paqartë në qëndrimin e tij në Liverpool.

Sulmuesi ka pasur një periudhë që nuk është qartësuar sa I përket rinovimit të tij. Kjo e ka shtyrë më tej të mendojë se një shans për të qenë larg skuadrës është I mundur. Por, janë drejtuesit e klubit të Liverpool që e shohin atë pjesë të rëndësishme të skuadrës. Ndaj dhe është cilësuar si një qëndrim që do të shërbejë më tej në përmirësimin e ekipit.
Edhe pse për shërbimin e tij janë interesuar klube të mëdha si: Bayern Munich apo dhe Barcelona. Kalimi I tij u bë I mundur nga Porto në 2022, shuma e të cilit ishte 37.5 milio euro. Në një formë mjaft të mirë dhe 41 gola të realizuar ekipi anglez kërkon të fitojë më shumë nga një shitje hipotetike e tij.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.