Kevin Dodaj, kalimi i tij në kampionatin Bullgar

Kevin Dodaj, kalimi i tij në kampionatin Bullgar

Vllaznia shërbeu si një trampolinë mjaft e mirë për Kevin Dodaj i cili do të bashkohet me një ekip europian. Ka qenë pikërisht sfida e fundit në Konferencë Ligë e cila la një shije tjetër të mirë dhe tregoi për kontributin e tij në ekip. Ai ndihmoi skuadrën e tij në kualifikimin në fazën e dytë të Konferencë Ligë. Mesfushori shërbeu kështu duke siguruar një gol për ekipin e tij. Njëherësh ishte kontribues në një asis të kryer.

19 vjecari është vlerësuar dhe do të ketë një kalim në kampionatin Bullgar. Ekipi që do e presë atje është CSKA Sofia, klub që ka një histori të rëndësishme në këtë kampionat dhe ndër ato klube me më shumë trofe. Janë pikërisht 56 trofe që ata kanë mundur të sigurojmë në daljet e tyre.

Kevin Dodaj, kalimi i tij në kampionatin Bullgar
Kevin Dodaj, kalimi i tij në kampionatin Bullgar

Kalimi i Dodës atje do të jetë nën përballjen dhe të dy lojtarëve të tjerë me origjinë shqiptare. Lumbardh Dellova dhe Zymer Bytyqi janë dy emëra të tjerë që luajnë në këtë kampionat.

Talenti shkodran është duke bërë një hap tepër të rendësishëm duke kapërcyer kështu në një kampionat më konkurues. Vlerësimi i formës së tij ka qenë kyc në këtë kalim ku është konsideruar si një përforcim mjaft i rëndësishëm. Mosha e tij e re e vendos në harkun e një investimi mjaft të rëndësishëm që është duke u ndërmarrë nga ekipi bullgar. Dodaj tashmë do të japë kontributin e tij në një tjetër ekip me mundësinë për të pasur dhe një herë një kapërcim të rëndësishëm.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.