Inter ka marrë një vendim sa I përket një largimi që mund të ketë nga ekipi në këtë sezon kalimesh. Mesfushori I tyre, Kristjan Asllani zyrtarisht është vendosur në shitje nga klubi zikaltër.janë pikërisht mediat e ndryshme vendase që e paraqesin një lajm të tillë ku e vendosin mesfushorin me një detyrë të re për të gjetur një klub.
Asllani I cili gjatë këtij sezoni ka pasur një seri daljesh tepër premtuese, duket se nuk është në projektin e të ardhmes që është duke ndërtuar ekipi. Në këtë sezon të fundit të Serisë A ai ka qenë pjesëmarrës vetëm në 12 ndeshje. Kjo tregon që besimi I tij nuk ka qenë I duhuri për të pasur një angazhim më të gjatë.

Inter në këtë sezon të rri është duke ardhur me një qëllim për të rinovuar më tej ekipin. Në këtë fazë ata janë të vendosur për të nxjerë në shitje mesfushorin shqiptar. Mesa duket nuk ka për të qenë një vendim I thjeshtë për Asllanin duke qenë se e ka refuzuar një kalim. 23 vjecari nuk ka pasur dëshirë për të qenë jashtë serisë A. kjo e ka vendosur dhe më të vështirë në gjetjen e një klubi dhe ka krijuar tension mes tij dhe klubit.
Ende nuk është e ditur një ofertë zyrtare sa I përket Asllanit dhe se ku do të luajë në këtë sezon. Ditët në vijim do të bëjnë një panoramë shumë më të qartë për kalimin e tij. Dhe pse deri më tani ka pasur shumë spekulime për një lëvizje të tij brenda kampionatit italian.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.