Real kërkon përforcim yllin e Manchester City

Real kërkon përforcim yllin e Manchester City

Real Madrid është duke kaluar një periudhë transformuese, ekipi në këtë sezon ka humbur dy prej yjeve të saj më të rëndësishëm. Një epokë e vjetër e cila është duke u mbyllur dhe është duke kërkuar që ekipi të ketë përforcimet e duhura në këtë sezon. Në këtë periudhë Real është duke kërkuar për emra si Vitinha I PSG, Alexis Mac Allister I Liverpool. Por, pritet të jenë afrime jo shumë të thjeshta dhe të realizueshme për Los Blancos.

Tashmë, synimi I tyre është zhvendosur drejt Manchester City. Pikërisht një prej yjeve të saj është duke u kërkuar që të bashkohet me ta në këtë sezon kalimesh. Bernardo Silva është një ndër lojtarët që është besuar më shumë nga Guardiola në këtë sezon. Por, agjenti I tij është parë shpesh dhe e ka konsideruar të mundshëm një transferim të tij drejt klubit Madrilen. Mundësi është vlerësuar që të ketë dhe një transferim të tij gjatë vitit të ardhshëm si lojtar I lirë.

Real kërkon përforcim yllin e Manchester City
Real kërkon përforcim yllin e Manchester City

31 vjecari është me një pervojë të pasur në disa klube të ndryshme europiane. Karriera e tij vlerësohet në një formë mjaft të mirë për të dhënë kështu shërbimin e duhur në këtë sezon. Por, tashmë Real është duke kërkuar për lojtarë që janë në një moshë më të re. Ndaj dhe kalimin e tij e ka cilësuar si një problem moshën e lojtarit. Pavarësisht, se në një zgjidhje afatshkurtër të situatës së tij është duke u konsideruar si një mundësi e mirë. Por, mbetet pikërisht një ndër ato veprime që Alonso nuk e konsideron aspak.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.