Lucas Vazquez, kërkesë për vetë ofrim në Juventus

Lucas Vazquez, kërkesë për vetë ofrim në Juventus

Lucas Vazquez mbylli një epokë mjaft të rëndësishme në aktivizimin e tij në Real Madrid. Mbrojtësi I djathtë së fundmi është vetë ofruar në klubin italian. Juventus I cili prej kohësh kishte në synimin e tij një prurje të rëndësishme sa I përket mbrojtjes është duke marrë një ofertë. Oferta vjen në formën e kërkesës së vetë lojtarit për tu bashkuar me Zonjën e Vjetër. Si lojtar I lirë ai ka kërkuar që të bëhët pjesë e Serisë A.

Mediat e ndryshme italiane hedhin më shumë dritë në lidhje me një pengesë të mundshme sa I përket këtij kalimi. Ata theksojnë se është shuma që lojtari ka fituar më herët, pagë prej 4.5 milion euro në vit. Mbetet një shumë që Juventus nuk kërkon ta ofrojë dhe është në një disktutim sa I përket mundësisë së transferimit të tij në klub.

Lucas Vazquez, kërkesë për vetë ofrim në Juventus
Lucas Vazquez, kërkesë për vetë ofrim në Juventus

Aktualisht Juventus është duke diskutuar dhe për dy opsione të tjera që do të përforcojnë më tej ekipin. Dodo lojtar I fiorentinës dhe Vagnoman I cili luan në Stuttgart. Ndaj është detyrë e drejtuesve që të vlerësojnë këtë kalim të mundshëm të Vazquez. Më herët ekipi ka bërë të ditur se është në bisedime dhe me një tjetër lojtar.

Alberto Costa ka qenë në planin e ekipit, por gjërat mund të ndryshojnë pas kësaj oferte. Deri më tani nuk bëhët e ditur se si do të jetë lëvizja e klubit. Por, duket se vlerësimi I eksperiencës së tij dhe kosto zero në transferim mund të jetë ndikuese më tej në përfundimin e këtij kalimi.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.