Barcelona, kërkon në ekip vllain e një prej talenteve të saj

Barcelona, synon të marrë në ekip vllain e një prej talenteve të saj

Roony Bardghji, është prurja më e re në Barcelona. Ai mundi të nënshkruajë kalimin e tij nga FC Copenhagen duke u bërë kështu talenti më i rri që i bashkohet Barcelonës. Ai është cilësuar si një opsion i duhur dhe përshtatet dhe me filozofinë e ekipit për të sjellë talente në moshë të re si investimi i duhur.

Tashmë, ekipi katalanas është duke menduar një tjetër lëvizje. Është pikërisht një pozicionim që pritet të bëhët në radhët e tyre dhe këtë herë është vëllai i Roony-t. Ryan Bardghji i cili është vllai i tij i vogël është konsiderusr si një afrim që pritet të kryhet së fundmi nga Barcelona. 16 vjecari është konsideruar si një përforcim dhe si një investim i duhur për të qenë pjesë e skuadrës katalanase. Pozicionimi i tij si sulmues i majtë është pikërisht një rol që vlerësohet nga katalanasit.

Barcelona, synon të marrë në ekip vllain e një prej talenteve të saj
Barcelona, synon të marrë në ekip vllain e një prej talenteve të saj

Pjesë e akademisë së klubit danez ai është vlerësuar për formën e tij atje. Qëndrueshmëri dhe disiplinë e treguar janë pikërisht faktorë që ndikojnë në një zhvillim tepër të mirë të lojtarit në të ardhmen.

Kalimi i tij fillimisht pritet ta vendosë lojtarin në akademinë e Barcelonës. Një rrugëtim që ndiqet kryesisht nga talentet e reja. Lojtari është njëherësh dhe përfaqësues i kombëtares Suedese duke luajtur në U 16. Kalimi i tij do të bëjë bashkë dy vllezërit në një skuadër pavarësisht se do të jenë në ekipe të ndryshme. Duke qenë se Roony do të angazhohet në ekipin e parë të Barcelonës. Hans Flick do të monitorojë hap pas hapi formën e tij.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.