Barcelona është duke pritur një përgjigje nga agjenti I rri I Frenkie De Jong sa I përket rinovimit të kontratës së tij. Klubi është shfaqur I tensionuar sa I përket një pengese e cila mund të haset sa I përket pagesës së lojtarit. Janë mediat ato që e bëjnë të qartë interesin e Barcelonës për të rinovuar kontratën. Por, duket se ka një ngërc për ta zhvilluar atë.
De Jong është dakort që të ketë vazhdimësi sa I përket të ardhmes së tij në Barcelona. Por, pengesë është bërë riemërimi I një përfaqësuesi të rri për të nisur më tej bisedimet mes tyre. Mesfushori holandez është vlerësuar dhe konsideruar si një hallkë e fortë me qëndrimin e tij në Barca. Vlerësime ka marrë dhe nga drejtuesit që e kanë përfshirë në projektin që janë duke ndërtuar për ekipin.

Por, vështirësi është duke u hasur duke qenë se ka pasur një pengesë dhe për shkak të financave jo të mundura të klubit. Kontrata e tij prej 22 milion euro për sezonin e ardhshëm është pikërisht ajo që është premtuar nga klubi më herët. Por, tashmë ata e konsiderojnë se një ristrukturim I ofertës së tyre do të sillte më shumë frymëmarrje për klubin dhe mundësitë për një tjetër rinovim.
28 vjecari I cili nuk është se ka pasur një mardhënie të mirë me klubin më herët, duke qenë se e kanë nxjerë në shitje. Por, tashmë ai është I bindur dhe kërkon që të jetë pjesë e Barcelonës në sezonin e ardhshëm, ndaj dhe kërkon rinovim.