Erald Maksuti, prurja më e re e Flamurtarit

Erald Maksuti, prurja më e re e Flamurtarit

Flamurtari, ngritjen e tij në kategorinë elitare të futbollit shqiptar është duke e shoqëruar dhe me një seri prurjesh të rëndësishme në ekip. Janë pikërisht disa emëra mjaft të rëndësishëm që kanë mundur të nënshkruajnë me ekipin e vlorës. Kjo është një sinjal se qëllimi dhe objektivi I tyre në këtë sezon është pikërisht të mund të sigurojnë një formë dhe një renditje mjaft të mirë në kampionat.

Nënshkrimi me Erald Maksutin I cili është dhe sulmuesi I majtë I Kombëtares U21 është lëvizja e fundit. Një mundësi që do të japë frymën e duhur në repartin ofensiv dhe do të sjellë pikërisht një element ndryshe. Maksuti është vlerësuar si një ndër talentët më premtues të brezit të tij dhe ka kontribute mjaft të mëdha.

Erald Maksuti, prurja më e re e Flamurtarit
Erald Maksuti, prurja më e re e Flamurtarit

Nga Flamurtari është duke u treguar një lëvizje e cila nxjer në pah dhe qëllimin e tyre në këtë sezon. Një mundësi që të risjellin në Superiore një figurë të munguar të një ekipi me histori si vlora. Tashmë, me prurjen e Maksutit janë shumë më pranë një hapi që do I vendosë dhe një herë në hallkën e duhur në futbollin shqiptar.

Kujtojmë se më herët ekipi ka bërë dhe disa prurje mjaft të rëndësishme. Një prej tyre ishte dhe nënshkrimi me një ish lojtar të Real Madrid. Ndjekur tashmë me një lojtar I cili ka kaluar një periudhe prej tre vitesh në Apolonia e Fierit duke dëshmuar për talentin dhe figurën e tij. Klubi I vlorës përmes një posti në rrjetin social e ka bërë të ditur këtë afrim.