Drita së fundmi ka mundur të hedhë një hap mjaft të rëndësishëm në ecurinë e saj në europian. Suksesi i skuadrës së Kosovës është pasi ata për herë të parë patën mundësi të kalojnë fazën e parë të Champions League. Ishte pikërisht një përfaqsim mjaft dinjtioz i tyre që e vendos ekipin kështu në një mundësi për kualifikim në elitën europiane. Përballë Differdange ekipi arriti të sigurojë dy fitore 1-0 dhe 2-3. Në hapin e tyre të radhës në këtë kampionat ata do të jenë përballë Copenhagen i cili është dhe ekipi kampion danez.
Së fundmi UEFA e ka bërë të ditur dhe vazon që do të jetë Drita e pranishme pasi ka mësuar kundërshtarët. E gjitha kjo renditje është pasi ata kanë mundur të sigurojnë fazën e dytë. Drita është e vendosur në Grupin A dhe do të jetë së bashku me skuadrën daneze. Në rast të një suksesi në këtë sfidë ata do të jenë përballë Lech Poznan – Breidablik, Riga – Malmö dhe KuPS – Kairat.

Është pikërisht një ndër momentet më të mira që ka mundur të sigurojë klubi kosovar. Është pikërisht tashmë përballë një testi mjaft të rëndësishëm ku do të ketë në sfidën e saj me Copenhagen. Një skuadër me nivel e cila do të trgeojë nëse Drita do të jetë e aftë për një hap të radhës në këtë kampionat.
Edhe në rast se ekipi nuk do të jetë në gjendje të kalojë këtë fazë do të shkojë në Europa Ligë. Takimet e mundshme të tyre atje do të jenë me Lech Poznan – Breidablik, Shkëndija – Steaua Bukuresht dhe Hamrun Spartans – Dynamo Kyiv.