Manchester City është më I vendosur se kurrë për të arritur përforcimin e mbrojtjes. Objektivi I tyre deri më tani që kanë qëndruar të palëkundur në afrim është Jules Kounde. Klubi anglez është duke përgatitur një ofertë sa I përket afrimit të tij. Shuma që ata pretendojnë të jetë bindëse për barcelonën është 80 milion euro. Një shumë që mund të shtyjë dhe ekipin katalanas që të ndërmarrë një vendim sa I përket një prej mbrojtësve më të rëndësishëm të saj.
Guardiola e ka synimin e qartë në këtë sezon kalimesh. Një krah I djathtë shumë më I fortë është ajo që ai dëshiron të sjellë në ekip. Francezi ndër të tjera është cilësuar si një ndër prurjet që mund të jetë I duhuri në këtë përmirësim. Një lojtar I cili ka shpejtësinë dhe kthjelltësinë në veprimin e tij në mbrojtje pritet të jetë ndryshimi I kërkuar.

26 vjecari është një ndër mbrojtësit I cili ka të gjitha elementet që kërkojnë. Ai është cilësuar shpesh si ndër më të mirët në europë. Pikërisht kanë qenë shumë klube në kërkim të tij që pas vendosjes së tij në Barcelona. Janë gati 15 daljet e tij me Barcelonën që e kanë treguar potencialin e tij, dhe e kanë bërë të kërkuar.
Njëherësh kontributi I tij është dhe në sulm ku ka mundur që në tre sezone të jetë shënues dhe I shtatë golave. Lehtësisht e dukshme është kërkesa që ka Manchester për lojtarin. Por, deri më tani nuk është e sigurt nëse do të jetë një marveshje lehtësisht e arritshme me Barcelonën. Katalanasit në krahun tjetër janë duke kërkuar disa largime për të bërë pritje. Por, Kounde nuk është aspak në listën e tyre.