Shëkndja e cila është dhe kampiona e Maqedonisë së Veriut në këtë sezon ka dëshmuar se është merita e saj në këtë vend. Skuadra e Tetovës ka mundur të sigurojë një fitore mjaft të rëndësishme përballë skuadrës rumune FCSB. Edhe pse një fitore minimale 1-0, është një mundësi shprese për ekipin në këtë fazë të tyre.
Ekipi I Tetovës në një ndeshje në shtëpi ka mundur të sigurojë fitoren e tyre e cila do të shërbejë për ndeshjen e kthimit. Udhëtimi I tyre në Bukuresht pritet të jetë më optimist pas kësaj fitoreje. Dhe pse skuadra rumune është një ekipi I cili është I njohur dhe ka një hitorik në kompeticionet europiane.
Shkëndija me këtë triumph është duke shkruar një histori në futbollin Maqedonas. Anjë ekip më herët nuk ka mundur të shënojë një fitore në Champions duke shpresuar për fazën e tretë. Nëse ekipi arrin të kualifikohet do të ketë mundësinë të shkruajë historinë. Njëherësh ekipi do të kishte mundësi që të siguronte një përballje të menjëhershme në kualifikimet e ardhshme në fazën e grupeve të Champions.

Lojë e cila në nisjen e saj e vendosi Shkëndijën përballë një kërcënimi. Por skuadra arriti të menaxhojë më së miri të gjithë situatën e krijuar. Presionit të shpeshtë të kundërshtarit ata I’u përgjigjën në mënyrën e duhur ku e vendosën kështu të sigurt. Një seri aksionesh e vendosën Shëkndijën në mbrojtje dhe të krijonte një gardh sigurie.
Shkëndija në minutën e 65 arriti të shënojë duke thyer akullin në këtë sfidë dhe të sigurojë fitoren. Ishte pikërisht Alhassanu I cili me një goditje me kokë arriti të përballjen më së miri me portierin I cili ishte vendosur I pathyeshëm. Fitore që e ndihmon ekipin në sfidën e ardhshme.