Legjenda e Bayern Munich është vendosur zyrtarisht jashtë klubit gjerman. Dhe pse ishte menduar se e ardhmja e tij do të ishte dhe për një sezon në këtë ekip. Ka qenë klubi I cili më herët ka lajmëruar se nuk do të ketë një rinovim të kontratës së tij. Ka qenë një karrierë e gjatë dhe tepër e lavdishme për të. Tashmë është vendosur jashtë Allianz Arena, por 35 vjecari është ende pjesë e futbollit.
Janë mediat e ndryshme në gjermani që e kanë bërë të qartë se pensionimi për një legjendë si Muller nuk është aspak në plan. Ndër të tjera bëhët me dije se janë pikërisht dy klube ende të panjohura deri më tani që kërkojnë të kenë më tej shërbimin e Muller. Ajo që dihet është se MLS mund të jetë shëtpia e tij e re. kampionati amerikan mund të jetë tërheqës për lojtarin legjendar.

Por, është bërë e njohur dhe një tjetër mundësi që mund ta tërheqë atë, Australia një destinacion që nuk ishte njohur deri më tani. Sydney Fc është vënë në lëvizje për të siguruar kështu shërbimin e futbollistit. Ajo që bëhët e ditur nga media australiane është se dhe lojtari ka shprehur një farë interesi për afrimin e tij. Ka qenë një projekt interesant që e bën atë pjesë të këtij kampionati.
Por, Los Angeles FC klubi amerikan I cili është dhe partner I Bayern mund të jetë shtëpia e tij e re. Klubi prej kohësh e ka shprehur dëshirën për të pasur shërbimin e lojtari dhe tashmë konsiderohet si më e mundur të nënshkruajë me të.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.