Granit Xhaka në këtë sezon është shndëruar një ndër emërat që është bërë më I diskutuari sa I përket kalimit të tij. Deri më tani emëri I tij është lakuar për t’u bërë pjesë e Serisë A dhe Ligës Arabe. Por, ka qenë një lëvizje e fundit e Sunderland që mund ta rikthejë përsëri lojtarin shqiptar në Premier Ligë.
Mesfushori, duket se ka shprehur dëshirën e tij për një kalim të mundshëm në klubin anglez. Ajo që bëhët e ditur së fundmi është se ka pasur një marveshje personale e cila është finalizuar mes tij dhe klubit. Pavarësisht, se një marveshje mes klubeve është duke munguar. Ai ka bërë një kërkesë drejt Leverkusen për të pasur një procedurë më të përshpejtuar për të siguruar shërbimin.

Klubi gjerman duket se është në një pikëpyetje të madhe sa I përket këtij kalimi. Duke qenë se më herët një ofertë nga arabia saudite ishte ajo që e ka bërë të jetë I paqartë. Ofertë e lartë e cila do të ishte në të mirën e klubit dhe njëherësh dhe për Xhakën I cili do të fitonte një shumë të majme.
Xhaka ka një kontratë të vlefshme me Leverkusen për qëndrimin e tij deri në 2028. Është pikërisht kjo mundësi që I jep klubit gjerman mundësinë që të negociojë për shitjen e tij. Dëshira e tij për rikthim në Premier Ligë daton dhe me suksesin që ka pasur në qëndrimin e tij në Arsenal. Koha që ka shërbyer ka qenë prej shtatë sezonesh ku ka qengurë mjaft e rëndësishme në skuadër.