Joao Mario, është mbrojtësi më i rri i Juventus. Zonja e vjetër ka mundur të finalizojë një prej kalimeve më të rëndësishme duke sigurar një repart defensiv i cili është më i plotë. Mario, më hërët ka shërbyer si mbrojtës i djathtë i FC Porto duke pasur kështu një karrierë mjaft të mirë atje. Drejtuesit e klubit juventin kanë zgjedhur që të ofrojnë një kontratë afatgjatë për të, duke qenë pjesë e një projekti mjaft të rëndësishëm në zhvillimin e mëtejshëm të klubit.
Ditët në vijim ai pritet që të zhvillojë të gjitha testet mjekësore lër të finalizuar kështu kalimin e tij në klubin italian. Ku do të bashkohet dhe zyrtarisht si pjesë e Zonjës së Vjetër. Tudor tashmë do të ketë mundësinë e një alternative në mbrojtje e cila ka qenë bosh në këtë sezon.

Joao Mario është rritur si futbollist në akademinë e Portos. Ai ka realizuar atje 181 paraqitje ku ka qenë triumfues dhe i disa kompeticioneve në këtë kampionat. Angazhimi i tij ka qenë gjithashtu dhe në ndeshje të Kombëtares së Portugalisë me ekipin A të saj.
Forma e tij dhe performanca në fushën e lojës janë konsideruar si të duhurat për të sjellë kështu një prurje e cila është mëse e nevojshme për juventus. Gjatë sezonit të shkuar ai pati mundësi dhe të shënonte tre gola. Kjo tregon dhe për fleksibilitetin e tij në fushën e lojës ku shpesh arrin të sigurojë shërbime mjaft të rëndësishme.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.