Arbër Prekazi I cili është bërë pjesë e Malishevës rreth dy sezone më herët, ka zgjedhur që të mbyllë rrugëtimin e tij atje. Ka qenë klubi I Malishevës I cili me një postim në rrjetin social e ka bërë të ditur. Klubi ka shprehur mirënjohjen për angazhimin e tij dhe të gjithë kontributin që Prekazi ka dhënë në ekip.
Lojtari në qëndrimin e tij ka lënë një gjyrmë në historinë e klubit, kjo falë një paraqitje mjaft të mirë. Roli I tij si udhëheqës është vlerësuar së tepërmi ku ka shërbyer në formën më të mirë të motivimit dhe të drejtimit në ekip. Shumbulli I një lojtari I cili ka profesionalizimin e duhur dhe një përkushtim I cili është I nevojshëm në suksesin e klubit.

Klubi ka zgjedhur që të cilësojë atë si një symbol të angazhimit në futboll, ku ka pasur dhe një mbështetje mjaft të madhe të sportdashësve. Figurë e cila sipas tyre ka treguar një përkushtim dhe devotshmëri mjaft të madhe gjatë kohës që ka qenë pjesë e skuadrës. Malisheva në këtë sezon arriti të prekte europën dhe padyshim që ka qenë dhe kontributi I Prekazit.
Arbër Prekazi ka zgjedhur që të jetë larg Malishevës në këtë sezon. E ardhmja e lojtarit ende nuk është bërë e ditur se ku do të shërbejë. Por, mund të jetë dhe një transferim I tij që mund ta gjejë jashtë Superligës së Kosovës. Lojtari më herët ka treguar një formë mjaft të mirë dhe mund të ketë shërbyer si një përforcim I duhur për shumë ekipe.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.