Chelsea, cmimi i Nkunku më i ulët në këtë sezon kalimesh

Chelsea, cmimi i Nkunku më i ulët në këtë sezon kalimesh

Chelsea duket se e ka marrë vendimin e saj për Christopher Nkunku. Klubi është i vendosur për ta shitur lojtarin, duke qenë se ka qenë në interesin e disa klubeve. Janë pikërisht disa emëra të mëdhenj të europës që kanë kërkuar të sigurojnë shërbimin e lojtarit. Bayern Munich, Nottingham Forest, Newcastle janë disa prej klubeve. Në këtë listë janë të përfshira dhe disa klube të Serisë A.

Oferta për mesfushorin francez është përzgjedhur që të ulet ndjeshëm. Ndaj Chelsea me këtë lëvizje ka reduktuar cmimin e tij prej 65 milion euro në 43 milion. Shumë kjo e cila është konsideruar si më e përshtatshme nga klubi anglez. Kjo lëvzije e bluve të londrës tregon njëherësh dhe interesin e tyre për të nxitur më tej largimin e tij nga skuadra.

Chelsea, cmimi i Nkunku më i ulët në këtë sezon kalimesh
Chelsea, cmimi i Nkunku më i ulët në këtë sezon kalimesh

Manchester United ka bërë hapin e parë në këtë lëvizje, ku ka shprehur interesin. Por, asgjë sa i përket një oferte konkrete në transferimin e tij. Lojtari i cili është bashkuar me blutë dy vite më parë ka kaluar një kalvar të gjatë pengesash në angazhimin e tij.

Kanë qenë të shpeshta dëmtimet që e kanë vendosur jashtë fushe dhe kanë shtyrë më tej Chelsea që të marrë këtë vendim në lidhje me largimin e tij.

Po ashtu mungesa e një vendi titullar në ekip e ka shtyrë atë që të jetë larg ekipit në këtë sezon. Dëshirë e tij e cila mund të konkretizohet nga shumë skuadra që e shohim si një përforcim mjaft të rëndësishëm për skuadrën e tyre. Ende nuk dihet se cila do të jetë shtëpia e tij e re.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.