Cesc Fabregas është trajneri aktual I Como, spanjolli ka marrë drejtimin e ekipit Italian. I vendosur prej kohësh në drejtimin e këtij projekti ai është cilësuar shpesh si tepër I okupuar në drejtim. Qëllimi I tij në bashkëpunim me drejtuesit e klubit është që të risjellin suksesin e skuadrës. Tashmë, qëllimi I tyre është që të kenë yje në skuadër. Ndoshta duket si ëndrra më e mirë e Fabregas I cili ka bërë një kërkesë për afrimin e Messit.
Ka qenë pikërisht një veprim I cili më herët ka ngjallur dhe disa aludime në rrjet. Kjo pasi fëmijët e Messit janë parë të veshur me fanellat e Como. Një veprim sinjifikatv është cilësuar dhe mendohet se ka të bëjë me një rikthim të mundshëm të Messit në itali. Tashmë, një veprim I tillë është shtyrë më tej prej Fabregas I cili ka kërkuar që Messit të bashkohet me ekipin që ai drejton. Fabregas I cili është dhe mik I tij ka bërë një ftesë të hapur për argjentinasin.

Mesa duket është thjesht pasion I Fabregas dhe dëshira e tij për ta pasur lojtarin në skuadër. Por, në kushte reale Como duket si e pamundur për ta pasur afër lojtarin në këtë kalim të rëndësishëm. Pasi, klubi e sheh të pamundur të shpenzojë një shifër e cila mund të kalojë 100 milion euro për afrimin e argjentinasit. Dhe pse financat nuk duken aspak të mjaftueshme për të realizuar këtë transferim besimi I liqenorëve është që të sigurojnë shërbimin e tij, shpresa vdes e fundit për ta.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.